TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të paktën gjashtë persona e kanë humbur jetën dhe 29 të tjerë u plagosën në një aksident në Mus në Turqinë lindore.
Sipas informacioneve nga mediat turke, autobusi i pasagjerëve në rrugën Mus-Bingol është rrokullisur.
Mënjëherë në vendngjarje kanë shkuar një numër i madh i ambulancave, ekipe të xhandarmërisë dhe Agjencisë Shtetërore Turke të Menaxhimit të Emergjencave.
Udhëtarët e lënduar u shtruan në spitalet në Mus dhe Bingol. Guvernatori i Mus, Aziz Yıldırım konfirmoi se sipas të dhënave paraprake, gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 29 të tjerë u plagosën.
Ai u dërgoi ngushëllime familjeve të viktimave ndërsa të plagosurve u dëshiroi shërim të shpejtë.
“Nga të plagosurit, 22 persona u shtruan në spitalin në Mus, kurse shtatë në Bingol. Autobusi transportonte udhëtarët nga Hatay në Mus”, shtoi Yıldırım.