BOTA, 16 Janar 2018, 15:16

Doland Trump lë gruan dhe djalin në shi, çadrën e mban për vete/FOTO

I njohur për sjelljen apo reagimet jo të sjellshme, Trump sërish është përballur me kritika në rrjetet sociale.

Ai së bashku me Melania dhe djalin Barron ishin duke zbritur nga avioni, teksa në kushtet e një stuhie fotografët kanë mundur të kapin momentin kur Trump mban çadrën vetëm për vete.

Melania dhe djali 11 vjeç janë pa rroba të përshtatshme për shiun apo çadër mbrojtëse, por duket se Trump nuk shqetësohet shumë.Të shumta kanë qenë reagimet në rrjetet sociale, të cilat e kanë kritikuar Trump për sjelljen e tij, madje duke e etiketuar si egoist.

Por, nuk është hera e parë që Trump kritikohet. Më herët ai është cilësuar si jo gentleman, duke mos treguar respekt ndaj Melania.