TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron. Sipas informacioneve nga burimet e Presidencës së Turqisë mësohet se në bisedën telefonike janë shkëmbyer mendime për çështjen e Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në bisedën telefonike ku presidenti Erdoğan ka ndarë informacione për vizitën e tij të fundit në Afrikë, është diskutuar edhe për dramën njerëzore në Gutën Lindore të Sirisë.
Presidenti Erdoğan dhe homologu i tij francez, Macron, janë dakorduar për të vendosur në zbatim sa më parë armëpushimin e plotë në Gutën Lindore në kuadër të rezolutës 2401 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (OKB), si dhe për intensifikimin e kontakteve diplomatike në nivel të liderëve për dërgimin e ndihmave humanitare për popullatën.
Në bisedë, presidenti Erdoğan, ka folur edhe për samitin trepalësh që do të zhvillohet në Stamboll në nivel të liderëve nga Turqia, Rusia dhe Irani në fillim të muajit prill për çështjen e Sirisë dhe ka tërhequr vëmendjen se formimi i Komiteti të Kushtetutës i vendosur në Kongresin e Soçit do të kontribuojë për gjallërimin e procesit të Gjenevës.
Dy liderët kanë vënë theksin në rëndësinë për vazhdimin e dialogut të ndërsjellë në çështjen e Sirisë. Ndërkohë, presidenti Erdoğan ka bërë të ditur se operacioni “Dega e Ullirit” i ndërmarrë kundër elementëve terroristë në Afrin krahas eliminimit të kërcënimeve ndaj Turqisë do të ofrojë kontribut edhe për qetësinë e rajonit.
Gjithashtu Erdoğan ka dënuar edhe sulmet terroriste të cilat patën në objektiv ditën e premte ambasadën dhe qendrën kulturore të Francës në Burkina Faso.