TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Donald Trump ka habitur ligjvënësit nga të dyja palët duke u thënë atyre në një transmetim të drejtpërdrejtë që të mos tmerrohen nga lobit i fuqishëm i armëve të Shoqatës Kombëtare të Riflit (NRA).
Duke u larguar nga qëndrimi i partisë së tij mbi kontrollin e armëve, Trump u kërkoi ligjvënësve të dalin me një projekt-ligj “të fortë” për reformën.
Ai sugjeroi zgjerimin e kontrolleve të sfondit për blerësit e armëve dhe ngritjen e moshës ligjore për të blerë pushkë në 21 nga 18 vjeç.
Komentet e tij vijnë pikërisht pas sulmit në një shkollë në Florida.
“Unë dua që ju të dilni me një projektligj të fortë dhe me të vërtetë të fortë në kontrollet e sfondit”, u tha zoti Trump ligjbërësve në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, duke i shtyrë ata të punonin së bashku në legjislacionin dypartiak.
Ai tha se NRA ka “fuqi të madhe mbi ju njerëz”, por se lobi ka “më pak pushtet mbi mua”.
CCN raportoi se ndryshimi i qëndrimit të Trump mbi kontrollin e armëve i la republikanët “pak të pambrojtur”.
Partia republikane mbështet të drejtën e individëve për të zotëruar armë, duke parë shumicën e kufizimeve si një shkelje të amendamentit të dytë të kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, i cili rregullon të drejtën për të mbajtur armë.