TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë në gjendje të rëndë në Australi, pasi kanë konsumuar pjepër të kontaminuar me bakteren “listeria”.
Shpërthimi i infeksionit u zbulua për herë të parë muajin e kaluar dhe besohet se ka origjinën në një fermë në Nericon, New South Wales.
Dy nga vdekjet janë nga i njëjti shtet ndërsa i treti, i cili u konfirmua të premten, ishte në Victoria.
Autoritetet e shëndetësisë thanë se të gjitha frutat e kontaminuar ishin hequr nga raftet e supermarketeve, por paralajmëruan gratë shtatzëna dhe të moshuarit që të qëndronin larg konsumimit të pjeprit.
“Të 15 rastet janë njerëz të moshuar dhe shumica gjenden në kushte të rënda shëndetësore”, tha Vicky Sheppeard, drejtoresha e sëmundjeve ngjitëse për NSW Health në një deklaratë.
Ajo bëri thirrje që të gjithë personat që kanë blerë pjepër para 1 marsit, ta hedhin poshtë dhe të mos e konsumojnë.
Infeksioni fillon me simptoma të ngjashme me gripin, të tilla si ethe, të dridhura dhe vjellje dhe mund të zgjasin deri në gjashtë javë.
Njerëzit të prekur nga kjo baktere, këshillohen që të shmangin sallatat e ftohta të freskëta, pulë të ftohtë të gatuar, mish të ftohtë, ushqimet e detit të papërpunuara, kërpudha të papërpunuara, qumështin, disa lloje të djathërave të butë si edhe gjizën.