BOTA, 4 Mars 2018, 08:39

Garë e paparashikueshme, Italia voton sot

Garë e paparashikueshme, Italia voton sot

Italianët shkojnë sot në votime për zgjedhjet e përgjithshme, pas një fushate përçarëse të dominuar nga shqetësimet mbi emigracionin dhe ekonominë.

Mediat e cilësojnë një garë të paparashikueshme, duke e pasur të vështirë të thuhet se kush do të dalë në krye.

Megjithatë, lëvizja anti-establishment “5 Yjet”, Partia Demokratike në pushtet dhe koalicioni i krahut të djathtë të ish-kryeministrit Silvio Berluskoni kanë parashikuar fitoren.

Por, Berlusconi nuk mund të mbajë asnjë detyrë publike deri në vitin e ardhshëm për shkak të një dënimi për mashtrim të taksave.

Ai ka mbështetur Presidentin e Parlamentit Evropian Antonio Tajani si zgjedhjen e tij për të udhëhequr vendin.

Gjithashtu edhe lëvizja “5 Yjet” ka zgjedhur si kandidat për kryeministër, Luigi di Maio, i cili ka premtuar t’i japi fund “status quo-së” politike.

Në garë është edhe ish-kryeministri Matteo Renzi, i cili kryeson përpjekjen e partisë demokratike të qendrës së majtë dhe pro Bashkimit Europian.

Votimi ka nisur në orën 07:00 dhe do të mbyllet në orën 23:00.