TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Donald Trump duket se ka nisur një luftë kundër tarifave të tregtisë, duke kërcënuar “të aplikojë një taksë” mbi importet e makinave nga Bashkimi Evropian.
Trump tha se vendet e tjera kishin përfituar nga SHBA për vite me radhë për shkak të marrëveshjeve të saj “shumë të pakuptimta”.
Taksat mbi makinat janë vijim i premtimit të mëparshëm të Trump, i cili theksoi se do të imponojë tarifa të larta për importin e çelikut dhe aluminit.
Kjo solli një përgjigje të ashpër nga partnerët tregtarë dhe kritikat nga FMN dhe OBT.
Drejtuesit e tregtisë së BE-së thuhet se janë duke shqyrtuar uljen e tarifave prej 25% në rreth 3.5 miliardë dollarë importe nga SHBA, pas propozimit të Trump për një tarifë 25% mbi çelikun e importuar dhe 10% mbi alumin.
Ata do të synojnë eksportet e produkteve bazë të SHBA-së, duke përfshirë xhinset Levi, motorët Harley-Davidson dhe wiski Bourbon, tha kreu i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.
Në një postim në Twitter, Trump u shpreh: “Nëse BE do që të rrisë më tej tarifat e tyre masive dhe barrierat ndaj kompanive amerikane që bëjnë biznes atje, thjesht do të aplikojmë një taksë mbi makinat e tyre të cilat lirisht hyjnë në SHBA”.
“Ata e bëjnë të pamundur për makinat tona (dhe më shumë) për t’u shitur atje. Mosbalancim i madh tregtar!”, shtoi Trump.
Teksa në një postim të dytë po në Twitter, ai kritikonte deficitin vjetor 800 miliardë dollarësh që i shkaktohet SHBA për shkak të politikave dhe marrëveshjeve.