TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre anëtarë të një familje janë gjetur të vdekur në oborrin e banesës. Portali ‘Pacensurë’ njofton se ngjarja ka ndodhur në Dibër të Madhe, ndërsa familja kishte ardhur nga Italia për pushime.
Viktimat janë Amid Pocesta 50 vjeç, bashkëshortja e tij Nazmije Pocesta 49 vjeçare dhe vajza e tyre Anila Pocesta 13 vjeçare.
Sipas mediave në Maqedoni autori i vrasjes është dhëndri i familjes me inicialet R.F. për shkak të një konflikti për pronën. Ai njihej si person konfliktual, ndërsa edhe pak ditë më parë kishte pasur një sherr me familjen, ndërsa në orët e para të ditës së sotme i ekzekutoi.
Autori, ashtu si edhe familjarët e ekzekutuar kishte ardhur në Dibër nga Italia për pushime, të cilat ju kthyen në një makth.E ndërsa trupat janë dërguar në morgun e qytetit të Dibrës së Madhe, policia vijon kërkimet për arrestimin e autorit.