TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Erërat e forta me shpejtësi 8-9 ballë sipas shkallës Bofort kanë shkaktuar pezullimin e transportit detar në shumë porte të Greqisë.
Autoritetet portuale në Gjirin e Argo-Saronicut pezulluan lundrimin e shumë anijeve, ndërkohë që linja Pahi Megaron-Faneromeni Samalimas është e mbyllur.
Në Rafina, lundrojnë vetëm anijet e kompanisë ‘’Marmari line’’, ndërkohë që shërbimi I trasportit detar nga Lavrio është pezulluar.
Në very të vendit, linja Kavala-Prinos është pezulluar, ndërsa ato mes Keramotit dhe Thasosit funksionojnë.
Autoritetet këshillojnë pasagjerët që të kontaktojnë autoritetet portuale në rast të nevojës për të udhëtuar.