BALLKAN, 2 Dhjetor 2017, 16:34

Ambasadorja e Kosovës përplaset me ambasadorin e Serbisë në La Sapienza të Italisë

Ambasadorja e Kosovës përplaset me ambasadorin e Serbisë në

Përplaset ambasadori i Sërbisë me ambasadoren e Kosovës Alma Lama në Itali. Ka qenë Goran Aleksic Ambasadori i Serbisë në Itali i cili ka insituar të marrë fjalën në fund të një konferencë shkencore dhe të fliste kundër Kosovës dhe prezantimeve që u bënë aty.

Pjesëmarrësit në konferencë filluan të lëshojnë sallën kur ai u drejtua me arrogancë të pranishmeve “Cili nga ju ka qenë ndonjëherë në Kosovë”. Ambasadorja e Kosovës në Itali Alma Lama reagoi duke i thënë që të mos ofendonte të pranishmit dhe se në sallë kishte përfaqësues të shtetit të Kosovës.

Incidenti ndodhi pas prezantimit të sesionit për Kosovën, në Konferencën e organizuar nga Fondacioni La Sapienza i Romës dhe Qendra e Hulumtimeve për Eurazi në Universitetin e Sapienza të Romës.

Qëllimi i konferencës është senzibilizimi i komunitetit akademik dhe opinionit publik në lidhje me përkushtimin Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Kosovës, në periudhën e pasluftës,  për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Ajo u udhëheq nga Profesori Emeritus Antonello Biagjini, një historian dhe studiues i rajonit.

https://www.youtube.com/watch?v=C4H7ThADPUY