AKTUALITET, 15 Mars 2021, 18:09

Gjermania, Franca dhe Italia pezullojnë vaksinimin me AstraZeneca, pas dyshimeve për komplikacione

Gjermania, Franca dhe Italia pezullojnë vaksinimin me AstraZeneca, pas


Gjermania, Franca dhe Italia, kanë pezulluar vaksnimin me vaksinën e Universitetit të Oksfordit dhe AstraZeneca, pas disa dyshimeve për efekte anësore.

Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka deklaruar se nuk ka prova që incidentet e mpiksjes së gjakut të jenë të lidhura me vaksinën.

OBSH deklaroi se do të vijojë të mbikqyrë raportimet për këto incidente por rekomandoi që vaksinimi të mos ndalet.

Deri tani rreth 17 milionë persona e kanë marrë vaksinën e AstraZeneca në Europë dhe ka patur rreth 40 raste të mpiksjes së gjakut, por ekspertët sugjerojnë se ky numër nuk është më i lartë se sa shifrat në popullatën e përgjithshme.

Rregullatori i Barnave në Mbretërinë e Bashkuar, ka deklaruar se provat nuk sugjerojnë ndonjë lidhje mes vaksinës dhe mpiksjes së gjakut dhe bëri thirrje që qytetarët në MB të vaksinohen, kur t'u dërgohet ftesa nga shërbimi shëndetësor.

/TPZ.al/