TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy ish-drejtuesit e prokurorisë së Krimeve te Rënda, Olsian Cela dhe Besim Hajdarmataj, fitojnë betejen me Arta Markun.
Gjykata Administrative vendosi të pranojë paditë e dy prokurorëve, të cilët i trasferoi kryeprokurorja e përkohshme në rrethe pas një debati që u zhvillua për shortin e dosjes Shullazi.
Gjykata Administrative ka argumentuar ndër të tjera se urdhrat e Markut per trasferimin janë marrë në kundërshtim të plotë me ligjin. Vendimet i hapin rrugë rikthimit të dy prokuroreve te Krimet e Rënda, kjo edhe për shkak se ka perfunduar edhe afati tremujor i trasferimit. Megjithate që kjo të ndodhë duhet të ketë një vendim nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP).
Burimet thanë se, KLP pritet të mblidhet të premten per të diskutuar për rastin e prokurorit Cela për faktin se ky i fundit e ka vëne në levizje permes nje shkrese. I paqartë mbetet fakti, nëse vendimet mund të ankimohen dhe nëse po nga cili institucion.