AKTUALITET, 2 Janar 2020, 19:12

EMRI/ Zbulohet identiteti, kush është gruaja që humbi jetën në aksidentin tragjik në Tiranë

EMRI/ Zbulohet identiteti, kush është gruaja që humbi jetën

Është identifikuar viktima e dytë e aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në zonën e Porcelanit në Tiranë.

Ajo është Hidajete Salliu, 75 vjeç, nga Tirana.

Në këtë aksident humbi jetën edhe shtetasi Erion Balla, 36 vjeç.

Ndërkohë që është ndaluar nga policia një nga drejtuesit e mjeteve që u përfshinë në aksident.

Sipas të dhënave një nga drejtuesit e mjeteve Eljon Lazri ndodhet në Spitalin e Traumës, ndërsa Edmond Murati drejtuesi i mjetit tjetër të përfshirë në aksident ndodhet i shoqëruar në komisariat.

Deri më tani dyshimet mbi aksidentin janë përqëndruar te parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve.