TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, nuk janë të parët në këtë vit të ri që sapo ka trokitur.
Policia e Tiranës bën me dije se një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Institutit në Tiranë, ku për pasojë një shtetase e cila udhëtonte me biçikletë ka ndërruar jetë.
Policia nuk ka dhënë të dhëna për identitetin e viktimës, ndërkohë që është ndaluar drejtuesi i mjetit që kreu aksidentin.
NJOFTIMI
Tiranë
Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Z. B. (M).,32 vjeç, banues në Kamëz.
Arrestimi i tij u bë pasi më datën 01.01.2020, rreth orës 22:10, në Bulevardin Blu në Kamëz, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar një çikliste rreth 40 vjeçe, ende e paidentifikuar, e cila prej dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” '