TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy persona, një burrë dhe një grua kanë humbur jetën në një aksident tek zona e ”Xhamllikut” në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Xhanfize Keko’.
Dy kalimtarët janë përfshirë në aksidentin mes dy makinave, të cilat janë përplasur në rrugën ‘Xhanfize Keko’.
Po ashtu janë plagosur edhe dy shoferët e makinave, E.L, dhe E.M, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën por janë shoqëruar në komisariat.
Tiranë/ Informacion Paraprak
Rreth orës 15:15 në rrugën “Xhanfize Keko” automjeti me drejtues E. L, është përplasur me automjetin me drejtues E. M.
Si pasojë e përplasjes janë përshirë në aksident dhe dy këmbësor të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje.
Dy drejtuesët e automjeteve E. L dhe E. M janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e dy shtetasve që ndërruan jete.