AKTUALITET, 2 Janar 2020, 15:22

Ekstradimi i gylenistit, ish-deputeti i PD-së: Dhunimi i të drejtave për favore, shenjë e banditizmit të shtetit

Partia Demokratike dënon deportimin në Turqi të mësuesit 41-vjeçar, Harun Celik. Ish-deputeti i PD, Genc Pollo, thotë se shkelja e të drejtave të njeriut për favore politike, duke shigjetuar kështu miqësinë Rama-Erdogan, tregon banditizmin e shtetit. Harun Çelik u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk është në kërkim ndërkombëtar. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në muajin korrik në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar. Turku u dënua nga gjykata me pesë muaj burg, dënim që Çelik, e vuajti në burgun 302 në Tiranë. Ndërsa dje ai u mor dhe u dërgua direkt e për në Rinas, për t’a ekstraduar në Turqi, ndërsa policia shqiptare pohon jozyrtarisht, se ekstradimi është kryer konform procedurave duke mohuar azilin.