AKTUALITET, 2 Janar 2020, 15:31

“Ne mund ta thyejmë SHBA, nuk i trembemi luftës”, vjen kërcënimi i fortë pas përplasjeve në ambasadën amerikane

“Ne mund ta thyejmë SHBA, nuk i trembemi luftës”, vjen

“Rojet Revolucionare” të Iranit nuk po e çojnë vendin në një luftë me SHBA-të, por nuk do të hezitojnë ta bëjnë një të tillë nëse do të jenë të detyruara, tha komandanti i kësaj force elitare.

Deklarata vjen pas një mosmarrëveshje mbi ambasadën amerikane në Bagdad. SHBA fajëson Teheranin për orkestrimin e protestave masive në ambasadën amerikane në kryeqytetin iraken.

Protesta u drejtua nga Kataib Hezbollah, një grup milicie i mbështetur nga Irani, në përgjigje të sulmeve ajrore amerikane ndaj forcave të saj.

Duke folur të enjten, gjeneral brigade Hossein Salami tha se Korpusi Islamik i Gardës Revolucionare (IRGC) nuk po shkonte drejt një lufte të hapur me SHBA, por nuk do t’i bënte bisht një lufte në rast se do ishte e nevojshme.

“Ne nuk po e çojmë vendin në luftë, por nuk kemi frikë nga ndonjë luftë dhe i themi Amerikës të flasë saktë me kombin iranian. Ne kemi fuqinë t’i thyejmë ata disa herë dhe nuk shqetësohemi”, tha komandanti i IRGC, cituar nga agjensia e lajmeve Tasnim, raporton RT.