AKTUALITET, 22 Korrik 2020, 12:24

Pa maska dhe pa distancë, ISHSH vendos 11 masa administrative

Pa maska dhe pa distancë, ISHSH vendos 11 masa administrative


Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur 11 masa administrative pas 1454 kontrolleve të kryera për respektim të masave anti-covid.

Mes tyre janë gjobitur edhe tre qytetarë të cilët janë konstatuar pa maskë në ambiente të mbyllura, ndërsa janë gjobitur 4 biznese për shkelje të protokolleve.

Ndërkohë 3 aktivitete janë pezulluar për një periudhë të pacaktuar kohore pasi janë kapur në shkeljë të përsëritur të protokollit të sigurisë.

“Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor me grupet e tjera të Task-Forcës anti-Covid, realizuan 1454 kontrolle dhe monitorime për masat ndaj Covid-19 në 24 orët e fundit.

Janë vendosur 11 masa administrative:

▪4 masa me gjobë në bar, kafe, restorant, market, subjekte të gjetura në shkelje të protokolleve;

▪4 masa me gjobë ndaj individëve për mosmbajtje të maskës;

▪3 vendime për pezullim të aktivitetit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët dhe subjektet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura dhe protokollet e sigurisë.

MSHMS apel për zbatimin e vendimit të ri për mbylljen e klubeve të natës, diskove dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00″, thuhet në njoftim.