TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në prangat e policisë së Durrësit ka rënë Fation Xhezairi, 34-vjeç, pasi ishte në kërkim nga autoritet italiane për trafik droge.
Xhezairi rezulton i dënuar me 5.9 vite burg për trafik droge nga Gjykata e Ankonës.
Xhezairi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane dhe sot ka rënë në prangat e Policisë e cila ka bashkëpunuar dhe me Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve dhe Interpol.
Kujtojmë që Fation Xhezairi njihet dhe me një ngjarje tjetër në Falconara Marittima pasi në 2011 në gjendje të dehur ka tentuar të sulmojë seksualisht një grua të moshuar.
Për këtë rast ai u dënua me 6 muaj burg në vitin 2011 po nga Gjykata e Ankonas. Kjo e fundit pas sulmit përfundoi në spital.