TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Po vazhdon të mbahet sekret laboratori dhe shteti ku janë dërguar mostrat e zarfeve me votat nga Serbia për ekzaminim.
Prokuroria e Shtetit deklaron se mostrat janë dërguar në një prej shteteve të Evropës, por nuk po tregojnë emrin e vendit.
Hetimet po vazhdojnë në lidhje me zarfet nga Serbia, pas raportimeve se më shumë se 20 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kishin reaksione alergjike pas hapjes së këtyre zarfeve.
Nga Prokuroria e Shtetit, Artan Grantolli, kishte thënë për media se mostrat për analiza laboratorike janë dërguar jashtë Kosovës, por nuk kishte treguar se në cilin vend.
“Është gjetur një laborator në njërin nga shtetet e Evropës, ku edhe janë dërguar mostrat për analiza. Sapo t’i marrim rezultatet ne do t’i bëjmë publike për opinionin”, kishte thënë Grantolli.
Mediat kosovare kanë dërguar pyetje që disa ditë në Prokurori për të marrë informacione rreth laboratorit dhe shtetit në të cilin janë dërguar këto mostra për ekzaminim, por nga ky institucion nuk kanë kthyer përgjigje.