TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ardian Mema nuk do të jetë më trajner i Tiranës. “Panorama Sport” mëson se palët kanë arritur marrëveshjen për ndërprerjen e bashkëpunimit më njëri-tjetrin, teksa në ditët në vijim, pritet të zyrtarizohet edhe trajneri i ri që do të drejtojë 24-herë kampionët e vendit.
Humbja ndaj Bylisit ka rezultuar fatale për trajnerin Mema, i cili i ka dhënë fund aventurës me bardheblutë. Kujtojmë që ditën e sotme, tekniku nuk ishte i pranishëm në stërvitje, pasi zhvilloi një takim me presidentin Halili!
Pavarësisht kontratës që trajneri kishte me Tiranën, klubi nuk do të paguajë dëmshpërblim për këtë largim, pasi ndarja u arrit me konsensus.