TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një i ri, që ishte shpallur në kërkim që në vitin 2018 është arrestuar sot nga policia e Lezhës.
Në pranga është vënë i riu Martin Stenaj, 24 vjeç, banues në Torovicë.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në prill të vitit 2018, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar 3 vite e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.
NJOFTIMI
Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Policia e Lezhës, në vijim të punës për zbatimin e planit të masave për evidentimin e goditjen e paligjshmërisë, vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale, si dhe personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur që në fshatin Torovicë, Lezhë, të kapet dhe ndalohet shtetasi:
Martin Stenaj, 24 vjeç, banues në Torovicë, Lezhë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në prill të vitit 2018, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar 3 vite e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.