TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shkruan se ministrja aktuale e Drejtësisë, Etilda Gjonaj nuk ka asnjë rol në reformën në drejtësi.
Sipas tij, Komisioni i Venecias ka kërkuar që Ministria e Drejtësisë të mos ketë asnjë karrige në qeverisjen e gjyqësorit.
Vasili thotë se ministrja aktuale e Drejtësisë ka rol kryesor si falsifikatore në funksion të rrëmbimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Falsifikimet e saj janë jo vetëm shumë të rënda, por njëherazi edhe shumë të trasha”- shkruan ai.
Reagimi i tij vjen ndërkohë që sot ambasasdorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi një takim përreth dy orë me Gjonajn, duke pohuar se e kishte nxitur ministren të vazhdonte të njëjtin kurs të Reformës në Drejtësi.
Reagimi i plotë i Vasilit:
Etilda zero rol ne Reformen ne Drejtesi, por rol kryesor si falsifikatore!
Etilda, pra Ministria e Drejtesise, ka zero rol ne Reformen ne Drejtesi.
Zero eshte roli i Ministrise se Drejtesise dhe ky zero rol eshte percaktuar qarte ne te gjitha ligjet e Reformes ne Drejtesi.
Keto ligje te cilet jane te shkruar ne shqip dhe anglisht… mund ti lexojne pa problem edhe shqiptaret edhe nderkombetaret bile edhe ambasadoret…!!
Komisioni i Venecias ka qene asgjësues ne opinionin e tij per Reformen ne Drejtesi dhe kerkonte prere qe Ministria e Drejtesise te mos kishte asnje karrige ne qeverisjen e gjyqësorit dhe ne asnjë nga institucionet e reja te gjyqesorit.
Ja çfare thoshte Komisioni i Venecias:
“Roli i ministrit të Drejtësisë në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor duhet të rishikohet, në mënyrë që të shmangë konfliktin e mundshëm të interesit.
Rregullimet duhet të rishqyrtohen për të hequr konfliktin e mundshëm të interesit.
Ministri i Drejtësisë nuk duhet të ketë karrige në gjykatën disiplinore”,
theksonte Komisioni i Venecias.
Ndersa si super falsifikatore ne funksion te rrembimit te Gjykates Kushtetuese Etilda ka vertet rol kryesor.
Falsifikimet e saj jane jo vetem shume te renda, por njeherazi edhe shume te trasha.
Dokumentet flagrante te falsifikimit kriminal, per rrembimin e kompetencave te Presidentit per Gjykaten Kushtetuese, i njeh dhe i di edhe shqiptari me i fundit.
Ndaj mbi Etilden rendojne 4 vepra penale, per te cilat ajo eshte e kallezuar ne SPAK.
Çdo alibi e mbeshtetje per falsifikatoren e qeverise ne emer te reformes ne drejtesi eshte asgjesimi i qellimit te vete reformes, per drejtesi te baraba