TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 50-vjeçare nga Korça me sëmundje kronike ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal të qytetit.
Mësohet se 50-vjeçarja vuante prej kohesh nga diabeti dhe ndodhej ne reanimacion ndërsa kishte shfaqur probleme me frymëmarrjen gjatë shtrimit në spital.
Analizat e gruas janë dërguar në Tiranë ku nesër pritet të dalë përgjigja e analizave.
Ende nuk dihet nëse gruaja mund të ketë pasur koronavirus, por mësohet se ajo nuk ka patur kontakte me persona që vijnë nga jashtë dhe që mund të jenë të prekur. Spitali Rajonal i Korçës së bashku me stafin mjekësor kanë marrë masa.
Ditën e nesërme pritet të dalin analizat qe do te sqarojne shkaqet e verteta te vdekjes se 50-vjeçares.