AKTUALITET, 5 Mars 2020, 08:36

Kinë, mbi 3000 viktima nga koronavirusi

Kinë, mbi 3000 viktima nga koronavirusi


Ka shkuar në më shumë se 3000 viktima bilanci i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë, sipas të dhënave të fundit të shpërndara nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 31 vdekje të reja dhe 139 të tjerë të infektuar.

Totali i personave pozitiv me koronavirus tani është 80.409 raste të konfirmuara.