TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, viktima është një 55-vjeçar i identifikuar si Novruz Havaraj. Bëhet me dije se viktima është aksidentuar nga një eskavator që po kryente punime. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fushë-Dukat në Vlorë, ndërkohë që policia ende nuk ka një reagim për aksidentin.
Në Korçë
Një tjetër aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Çiflig në Korçë, ku dy makina një tip ‘Benz’ dhe një ‘Mitsubishi’ janë përplasur mes tyre. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona, që janë dërguar në spitalin rajonal të Korçës. Gjendja e tyre nuk dihet ende, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.