AKTUALITET, 20 Gusht 2019, 22:41

Vdiqën tre persona, publikohet momenti tragjik kur rrëzohet helikopteri në Greqi (Video)

Vdiqën tre persona, publikohet momenti tragjik kur rrëzohet

Publikohet nga mediat greke momenti i rrëzimit të avionit në Greqi, si pasojë të cilit humbën jetën tre njerëz, pasditen e sotme. Në video shihet tymi që del nga motori i helikopterit turistik dhe më pas rrëzohet në det.

Mediat greke shkruajnë se sipas një dëshmitari pasi helikopteri u ngrit, u dëgjua një shpërthim dhe filloi të dilte tym.

Gjithashtu thuhet se piloti tentoi ta kthente sërish helikopterin në pistë duke tentuar të kalonte poshtë telave të energjisë dhe në atë moment goditi kabllot e korrentit, duke u rrëzuar në det.

Pas këtij aksidenti i gjithë ishulli mbeti pa energji elektrike.