TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkimi Europian ka vendosur shtyrjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë për në vitin 2019. Ky lajm i keq për shqiptarët, po përcillet nga qeveveria si një ngjarje pozitive. Ministri Bushati në konferencën për shtyp tha se Shqipëria ka bërë progres impresionues, por negociatat do të nisin në qershor të vitit 2019. Nuk dihet përse ky progres kaq impresionues për të cilin flet ministri, nuk është parë nga vendet anëtare të BE-së, të cilat në vend që të hapnin negociatat, e kanë shtyrë me një vit pritjen e shqiptarëve.
“Kursi i reformave që ka ndërmarrë Shqipëria nga momenti që mori statusin e vendit kandidat është impresionues, por që duhet të thellohet edhe më tej në muajt në vijim”, deklaroi Bushati.
Për ta zbutur dështimin, ministri u përpoq në konferencën për shtyp të krijojë një paralele mes rastit të Shqipërisë, Serbisë dhe Malit të Zi.
“Është përcaktuar një afat kohor, qershori i vitit 2019 për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Edhe në rastin e Serbisë dhe Malit të Zi është përcaktuar një afat kohor”.
/TPZ.AL/