TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për herë të parë në Shqipëri zbulohet një fole breshke detare. Bëhet fjalë për kokëmadhen e njohur me emrin shkencor “Caretta Caretta”, foleja e të cilës është gjetur në Divjakë.
Kërkuesit shkencorë thonë se ky është rast i rrallë, por nuk tregojnë vendin ku ndodhen vezët. Ishte një mësues, ai që njoftoi për gjurmët e çuditshme në rërë. Studiuesit zbuluan që ato i përkisnin një breshke detare, që kishte dalë për të lëshuar vezë.
Kjo nuk është prova e parë për folenizimin e kësaj gjallese në Shqipëri, pasi në 2017-n janë gjetur të vegjël në gjirin e Drinit dhe në 2010-n vezë në fund të një vaske në Patok, ku mbahej një breshkë e marrë në studim.