TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas vendimit të BE-së për shtyrjen e negociatave me Shqipërinë për në vitin 2019. Fillimishit Rama nxorri në konferencë shtypi ministrin e jashtëm, Ditmir Bushati, për të thënë se Shqipëria ka arritje të mëdha prandaj negociatat do të hapen në vitin 2019. Më pas ai ka reaguar në rrjetet sociale me një status, ku thotë se Shqipëria "ia doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar".
"Pas 72orësh mes dallgëve të brendshme të BE Shqipëria i’a doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar. Rezultatet e reformave tona bënë që dhe më skeptikët të njohin. Meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë. Një betejë tejet e vështirë u fitua lufta vijon"
Kryeministrit duket se i mungon entuziazimi i një muaji më parë, kur doli në konferencë shtypi për të deklaruar fitoren historike, për rekomanidmin pozitiv të Komisionit Europian. Në vend të mburrjeve dhe shpalljes së suksesit, kryeministri është mjaftuar me një status në rrjetet sociale. Përpjekjet e tij donkishoteske për ti mbushur mendjen liderëve europianë në ditët e fundit, kanë dështuar, duke i dhënë një mësim të vyer se spektakli dhe propaganda nuk mund të mbulojnë korrupsionin, drogën dhe dështimin e reformave.
/TPZ.AL/