TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi kanë ushtruar dhūnë ndaj partnereve të tyre.
Njoftohet se në pranga është vënë 30-vjeçari A.Ll., banues në Durrës pasi ka ushtruar dhūnë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Po ashtu në kërkim është shpallur 36-vjeçari E.I., i cili ka ushtruar dhūnë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Në pranga është vënë edhe 56-vjeçari K.U., banues në Thumanë, Krujë, i cili po ashtu ka ushtruar dhūnë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Njoftimi:
Durrës
Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas si dhe ndalohet një 36-të vjeçar i shpallur në kërkim , për veprën penale ” Dhūna në familje”
Specialistët për Hetimin e Krīmeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhūnës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.Ll., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesën e tij ka ushtruar dhūnë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Gjithashtu u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim E.I., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhūnë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krīmeve në Komisariatin e Policisë Krujë, u arrestua në flagrancë shtetasi:
K.U., 56 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi në banesë, ka ushtruar dhūnë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës dhe Krujë, për veprime të mëtejshme.