AKTUALITET, 24 Gusht 2020, 22:36

Vasili: Ministrja Manastirliu flet për realitete të vdekura imagjinare, mjekët e infermierët vetëm ikin nga Shqipëria


Nënkryetari i LSI Petrit Vasili, me anë të një statusi në rrjetet sociale shkruan se ministrja Ogerta Manastirliu flet për realitete të vdekura imagjinare.

Vasili thekson se kur ministrja thotë se mjekët e infermierët po korrin suksese, ata në fakt duan vetëm të ikin nga vendi.

Për ta ilustruar, Vasili ka postuar një shkrim të Gazetës Shqiptare, ku flitet për ikjen e mjekëve.