AKTUALITET, 15 Nëntor 2020, 09:24

Emri/ Ekzekutimi i 50 vjeçarit në Fier, policia arreston autorin e dyshuar të ngjarjes

Emri/ Ekzekutimi i 50 vjeçarit në Fier, policia arreston autorin e


Ka përfunduar në prangat e policisë autori i dyshuar i vrasjes së 50 vjeçarit Ahmet Toska, ngjarje e ndodhur gjatë tetorit në Fier.

Policia e Shtetit bën me dije se ka arrestuar shtetasin me iniciale F. H., 52 vjeç, banues në Fier, arrestim i kryer me urdhër të prokurorisë.

Policia e akuzon atë për vrasjen e ndodhur më 26 tetor të Toskës, në prani të bashkëshortes së tij.

Njoftimi:

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 26.10.2020, ku në lagjen “Sheq i madh”, Fier  është vrarë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç, pas një pune të mirëorganizuar dhe hetimeve të pandërprera, është arritur të behet kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar: F. H., 52 vjeç, banues në Fier.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në bazë të fakteve dhe provave të administruara në interes të hetimeve të procedimit penal të regjistruar për vrasjen e shtetasit A. T., ka lëshuar urdhërin për ndalimin e shtetasit F. H., si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të  armëve dhe municionit luftarak”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.