AKTUALITET, 16 Qershor 2021, 16:21

EMRAT/ Shkatërrohet banda e grabitësve shqiptarë në Greqi, mes tyre një grek e një pakistanez

Detaje të reja kanë dalë nga një bandë grabitësish të kapur në Greqi, të cilët akuzohen për vjedhje të ndryshme në dyqane, bizhuteri dhe makina. Banda në fjalë u shpërbë më 7 qershor në Atika të Greqisë, ndërsa së fundmi janë publikuar fotot dhe emrat e të arrestuarve ku mes tyre ka edhe shqiptar.

Sipas mediave greke të arrestuarit janë: Bisi Ibro, lindur më 1995 në Shqipëri; Besim Martini, lindur më 2002 në Shqipëri; Andrea Ademi, lindur më 2000 në Shqipëri, Raheem Abdul, lindur më 1996 në Pakistan dhe po ashtu u shpall në kërkim Sefket Oglu, lindur më 1985 në Kilkis.

Policia kësaj bande ka mundur ti sekuestrojë sende me vlera të larta monetare që dyshohet se janë vjedhur më parë.