AKTUALITET, 24 Dhjetor 2020, 10:38

Kreu i SPAK: OFL nuk duhet të vazhdojë, kemi ligjin anti-mafie!

Kreu i SPAK: OFL nuk duhet të vazhdojë, kemi ligjin anti-mafie!

Mazhoranca qeverisëse ka paralajmëruar se do t'i shtyjë afatin ligjor `Operacionit Forca e Ligjit`, por duket se kreu i SPAK, Arben Kraja, mendon ndryshe.

Në një intervistë të gjatë për emisionin “31 minuta” në RTSH, ai ka deklaruar se OFL është e panevojshme që të vazhdojë përtej një viti, pasi kemi ligjin antimafie.

“OFL do të vazhdojë të përfundojë ato procese që janë në gjykim, sepse nuk mund të lihen përgjysmë.

Pjesa tjetër unë mendoj se është e panevojshme, sepse ne kemi ligjin antimafia, i cili plotëson të gjitha kriteret dhe të gjitha mundësitë për të realizuar sekuestrimin dhe konfiskimin të suksesshëm.

Mjafton të fokusohemi pak më shumë aty, ne kuptohet dhe Policia e Shtetit, të gjithë bashkë dhe pa diskutim që produktet do të vijnë”, tha Arben Kraja.

Operacioni Forca e Ligjit mbaron mandatin e tij në fund të këtij viti, por nga qeveria është kërkuar një shtyrje e tij. Deri më tani asnjë pasuri domethënëse e krimit të organizuar nuk është sekuestruar me vendim të formës së prerë.

Nga ana tjetër në media dhe prej opozitës ka pasur akuza se ky operacion po përdoret nga Rama nëpërmjet policisë në funksion të zgjdhjeve, duke mbajtur nën presion krimin, por pa e ndëshkuar atë.