AKTUALITET, 24 Dhjetor 2020, 10:19

Sot do të betohet para Metës anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese

Sot do të betohet para Metës anëtari i gjashtë i

Sot do të betohet përpara Presidentit Ilir Meta anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalo.

Presidenca njofton se betimi do të bëhet në orën 10:30.

“Ceremonia e betimit zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe për këtë ftohen të jenë të pranishëm Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë apo një përfaqësues i zgjedhur prej tij, Kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, dhe Avokatja e Popullit” thuhet në njoftim.

Pas mbi dy vitesh në ngërç, Gjykata Kushtetuese u bë funksionale, pasi Presidenti firmosi dje emërimin e anëtarit të gjashtë.

Ai do të jetë Përparim Kalo, ndërsa Aleksandër Toma u skualifikua nga lista, që KED i çoi Presidentit ditën e mërkurë.

Vendimi u firmos brenda pak orëve nga kreu i shtetit. Gjykata Kushtetuese aktualisht ka gjashtë anëtarë; Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj dhe Përparim Kalo.