TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Neritan Sejamini thotë se rikthimi në vëmendje i dosjes “Muzin” rihap debatin për financimin e partive politike. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Sejamini tha se të tre partitë politike kryesore kanë deklaruar në total 2 milionë euro, kur fushata e 2021-shit mund të ketë kushtuar disa herë më shumë. Kjo hedh dyshime të forta për burimin e parave të tjera.
"Është problemi i financimit të partive. Janë të gjithë për t’u futur në burg. Pse flasim për para ruse? Fushata sivjet mund të ketë kushtuar rreth 15 milionë euro. Këta kanë deklaruar të gjithë bashkë 2 milionë euro. Paratë kanë ardhur me thes në PD..."-tha Sejamini.