AKTUALITET, 15 Shtator 2022, 21:31

"Konflikt i fortë mes prokurorëve për hetimin"/ Klodiana Lala tregon prapaskenat e hetimit për lobimin e Bashës

"Konflikt i fortë mes prokurorëve për hetimin"/

Klodiana Lala tregoi në emisionin "Të Paekspozuarit", përplasjen mes prokurorëve gjatë hetimit të Lulzim Bashës, lidhur me lobimin në shifra qindra mijëra dollarë për të bërë fotografi me Trump. 

Lala tha se çështja nuk u hetua deri në fund dhe se Nick Muzin, në mënyrë të habitshme nuk i'u dha garanci për të dëshmuar, duke sjellë mbylljen e dosjes. Ajo shpjegoi se prokurorët kanë patur konflikt mes njëri tjetrit, madje njëri prej tyre është shkarkuar në sallën e gjyqit. 

"Autoritetet amerikane kërkuan garanci për statusin me të cilin do të pyetej Muzin. Ai kërkonte garanci që nëse nuk ndëshkohej, do të fliste.

Ndërkohë që pritej ti jepej garanci, pati përplasje mes prokurorëve. Karanxha dhe Tako kërkonin të çonin dosjen për falsifikim dhe pushuan për pastrim parashë. Hysenaj ishte kundër kësaj.

Në gjykatë, pati një konflikt të fortë mes prokurorëve. Drejtuesja e Prokurorisë largoi edhe zotin Karanxha.

Vepra penale e falsifikimit nuk qëndronte. Ato para nuk kishin dalë nga arka e PD dhe zoti Basha thoshte që janë rreth 100 shtetas shqiptarë në Amerikë që kanë bërë donacione.

Historinë do ta zbardhe Nick Muzin. Kjo histori mbeti përgjysmë.

Pati shkarkim të një prokurori në sallën e gjyqit.

Ka patur tension dhe konfliktë të fortë. Apeli më pas i mbylli dyert. Edhe në apel kishte dy qëndrime të ndryshme. Se çfarë e pengoi prokurorinë shqiptare të jepte garanci për Muzin, nuk e di. Por kjo çështje është e pa hetuar", deklaroi Lala.