TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Enton Abilekaj, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku u fol për akuzat e reja ndaj Lulzim Bashës, se PD se drejtuar prej tij ka marrë financime ruse.
Abilekaj tha se nuk e beson lobimin rus, por thotë se historia është "budallallëk i Lulzim Bashës".
"Para ruse, pastrim parash, apo akt korruptiv? Te e para, para ruse, për mua është budallallëk shumë i madh.
The Guardian publikoi shkrim për lavanterinë globale të parave, një aksion rus për pastrimin e parave, duke i investuar në vende të Europës, kryesisht Europës lindore. U bë hetim ndërkombëtar. U mor OCRPP dhe një gazetë e pavarur ruse. Hetimi u bë në Moldavi dhe Letoni, u mblodhën të dhëna dhe ua dhanë 32 mediave perëndimore.
Shqipëria nuk dilte në këtë investigim.
Nuk e ka përfshirë fare Shqipërinë ky investigim. Shqipëria u fut nga nje investigim i Mother Jones.
Unë them se nuk ekziston financimi rus, mendoj se është rruga e budallallëkut, që e ka çuar Bashën drejt një kompanie ruse, që ishte themeluar për këto pastrime, por jo për këtë. A është korrupsion apo pastrim parash? Për këtë duhet hetuar.
Është pretendim idiot që paska marrë PD para ruse.
Në këtë vend ku partitë janë bisnezmenët më të mëdhenj, për çfarë duhen paratë ruse?", deklaroi ndër të tjera Abilekaj.