AKTUALITET, 15 Shtator 2022, 22:07

"Yuri Kim sot i dha fund karrierës politike të Bashës"/ Sejamini: Ambasadorja bëri show në KQZ, i bëri dalje Bashës

"Yuri Kim sot i dha fund karrierës politike të Bashës"/
Foto ilustrim: Yuri Kim dhe Neritan Sejamini

Neritan Sejamini thotë se akuzat për para ruse që kanë financuar Partinë Demokratike, nuk qëndrojnë. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini tha se paratë me gjasa e kanë burimi tek ndonjë biznesmen shqiptar, megjithatë ai komentoi vizitën e sotme të Yuri Kim në KQZ, duke e konsideruar deklaratën e saj pas takimit, si dhënien fund të karrierës së Bashës.

Sipas Sejaminit, deklarata e Kim e ka marrë të mirëqenë futjen e parave ruse në PD. 

"Sot zonja ambasadore ka bërë një takim të panevojshëm që shkel çdo lloj norme protokollare, sepse KQZ është e pavarur. Atje thërret udhëheqësit e partive politike për të dhënë këshilla.

Ai ka qenë një show i qëllimshëm. Nuk e prisja që ajo të bënte atë deklaratë në Twitter, që tha duhet të ndalojmë raste të tillë në të ardhme. Pra e merr të mirëqënë, edhe pse këta janë para të biznesmenëve shqiparë që kanë vajtur nëpërmjet një kanali fatëkeq.

Show që bëri Kim ishte i qëllimshëm.

Deklarata ishte mos pranoni më para ruse në të ardhmen. Pra, ajo i ka bërë dalje Bashës, i ka dhënë fund karrierës politikë të Bashës", deklaroi Sejamini.