AKTUALITET, 6 Shkurt 2019, 09:58

Emërohet Drejtori i ri i Burgjeve në vend të Stefan Çipës/ EMRI

Ministria e Drejtësisë ka emëruar Drejtorin e ri të përgjithshëm të Burgjeve: Agim Ismailin.

Ismaili ka mbajtur vite më parë, postin e Drejtorit të Agjensisë Kombëtare të Ushqimit.

Ai ka përvojë policore dhe ka punuar për disa vite edhe në Drejtorinë e Policisë Elektrike. Ismaili mori detyrën në krye të AKU-së në tetor të 2017, ku u prezantua nga vetë kryeministri Edi Rama.

Shkarkimi i Stefan Çipës si Drejtor i Burgjeve u bë publik sot. Ai qëndroi 5 muaj në këtë detyrë pasi zëvendësoi Arben Çukon, i cili u arrestua në kuadër të operacionit “Vol-vo4”.

Më herët Burgjet janë drejtuar nga Artur Zoto, Arjan Hoxha, Arben Çuko deri sot me Stefan Çipën.