AKTUALITET, 6 Shkurt 2019, 09:18

Kursimet e shqiptarëve në euro arrijnë rekord, ja sa është shuma

Kursimet e shqiptarëve në euro arrijnë rekord, ja sa

Faktorët e huaj nuk kanë ndikuar në masë të konsiderueshme në zgjedhjet për Kongresin amerikan në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, pavarësisht nga raportet për përpjekje të ndërhyrjeve në zgjedhje, thuhet në rishikimin e bërë nga Departamentet e Drejtësisë dhe Sigurisë së Brendshme në SHBA.

“Nuk ka dëshmi deri më tani se ndonjë aktivitet i identifikuar i një qeverie të huaj ose agjentë të huaj kanë pasur një ndikim material në integritetin apo sigurinë e infrastrukturës zgjedhore ose infrastrukturën politike” të përdorur në sondazhet e nëntorit të vitit të kaluar, thanë dy departamentet në një deklaratë të përbashkët.

Përpara zgjedhjeve për Kongresin amerikan, zyrtarët paralajmëruan se faktorët e huaj po vazhdonin përpjekjet e tyre të manipulimit të zgjedhjeve. Prokurorët akuzuan një shtetas rus që mori pjesë në një plan të mbështetur nga Kremlini për të ndërhyrë në votim.

Disa qeveri shtetërore dhe lokale njoftuan përpjekjet për të hyrë në rrjetet e tyre përpara sondazheve, por zyrtarët thanë se ishin në gjendje të parandalonin ose kufizonin qasjen.

Zyrtarët e inteligjencës në SHBA paralajmëruan javën e kaluar se Rusia dhe Kina po synonin tashmë ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Shërbimet e zbulimit në SHBA ka thënë se zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 ishin objektivi i një fushate të sofistikuar të piraterisë dhe propagandës ruse që synonte uljen e votuesve dhe favorizimin e kandidaturës së presidentit, Donald Trump.

Prokurorët në SHBA po hetojnë aktualisht nëse ekipi i fushatës së presidentit Trump punoi me Moskën për të fituar zgjedhjet. Presidenti Trump ka mohuar ndonjë bashkëpunim, dhe Moska ka mohuar gjithashtu përfshirjen.