TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Alpinistja shqiptare, Jelena Peshkatari është ngjitur me sukses në Aconcagua, maja e Andeve në Argjentinë me lartësi 6962 metra.
Përmes një posti në rrjetin social “Instagram” ajo është shprehur e lumtur për këtë eksperiencë, ndërsa kishte edhe një mesazh për gratë dhe vajzat shqiptare.
“Jam shumë e lumtur për këtë arritje dhe përvojë. Po shpresoj nga zemra që më shumë gra shqiptare të ngjisin majat më të larta në botë dhe të jenë pjesë e ekspeditave bjeshkatare dhe alpiniste në të ardhmen”, shkruan Jelena.