AKTUALITET, 6 Shkurt 2019, 08:50

Aksident në Rrogozhinë, kamioni përmbyset në mes të rrugës

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rreth rrotullimin e Rrogozhinës.

Një kamion i ngarkuar me skrap është përmbysur sapo është futur në rreth rrotullim, raportin Balkan Web.

Ende nuk dihet nëse ka pasur persona të lënduar.

Për shkak të aksidentit është krijuar trafik në autostradë, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet si dhe ka normalizuar qarkullimin.