AKTUALITET, 5 Maj 2019, 14:49

Elseid Hysaj merr vendimin, largohet nga Napoli në fund të sezonit

Elseid Hysaj merr vendimin, largohet nga Napoli në fund të sezonit


Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli në fund të sezonit. E sigurt për këtë është prestigjozja italiane, e cila në numrin e saj të së dielës zbulon se si menaxheri i mbrojtësit shqiptar, ia ka njoftuar këtë vendim klubit. Duke qëndruar në atë që raporton kjo gazetë, Mario Giufredi është takuar me drejtuesit e Napolit për të kërkuar që “klienti” i tij të lejohet për të hyrë në tratativa me skuadrat e tjera në merkaton e verës.

Ky ishte një fund i pritshëm, sidomos pas dëshimit të bisedimeve për rinovimin e kontratës. Po ashtu, që pas uljes në pankinë të Carlo Ancelotti, Hysaj është kthyer në një zgjedhje të dytë. Prej kohësh zërat e merkatos e kanë afruar mbrojtësin kuqezi me Chelsea që drejtohet nga mentori i tij Mauricio Sarri. Ndërkohë, ditët e fundit ka dalë në skenë edhe një intresesim nga ana e Interit.