AKTUALITET, 16 Korrik 2020, 15:31

Elisa vendos maskën pas Skënderbeut, mesazh popullit: Mbani maskë dhe hapni listat!

Zëdhënësja e qeverisë dhe ministresha për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka publikuar një fotografi të shkrepur gjatë seancës së sotme plenare.

Pasi lideri Rama, vendosi maskën kundër koronavirusit në Kuvend, të njëjtin veprim ka bërë urgjentisht edhe Spiropali.

Ajo e ka shoqëruar fotografinë ku shfaqet me maskë, edhe me dy mesazhe shumë të fuqishme. Mesazhi i parë është që populli të mbajë maskë, ndërsa mesazhi i dytë është "hap listat", në kuadër të nismës së Edi Ramës, për të çerek-hapur listat zgjedhore dhe për të prishur marrëveshjen për reformën zgjedhore të arritur me opozitën, me argumentin që këtë e kërkon 80% e popullit.

/TPZ.al/

Statusi i Elisa Spiropalit: