TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Italo-amerikani Francesco ‘Frank’ Cali, kapoja i familjes mafioze të Gambino, i konsideruar si ndërmjetësi i Casa Nostras përtej Atlantikut, u vra në një pritë përpara banesës së tij në Staten Island, në New York.
Ai u qëllua nga një njeri, i cili i doli para dhe më pas u arratis me një makine blu. Menjëherë pas pritave, sipas dëshmitarëve okularë, disa nga pjesëtarët e familjes së tij dolën në rrugë dhe u panë duke qarë mbi trupin e tij. Deri më tani policia nuk ka kryer asnjë arrestim, shkruan tg.com.
Familja Gambino është një nga familjet më të rëndësishme të krimit të organizuar në Shtetet e Bashkuara.