AKTUALITET, 14 Mars 2019, 16:05

Darka e Ramës në Elbasan, dalin pamjet ku kontrollohen me detektor ministrat dhe deputetët e ftuar (VIDEO)

Darka e Ramës në Elbasan, dalin pamjet ku kontrollohen me detektor

Një video, pamjet e së cilës, nuk na ka ndodhur t'i shikojmë shpesh, është regjistruar nga një qytetar gjatë mbrëmjes së kaluar në qytetin e Elbasanit në hyrje të një restoranti, ku Kryeministri Rama kishte ftuar për darkë ndër të tjerë edhe deputetë dhe ministra të kabinetit të tij.

Në video shikohet një person, me sa duket i stafit të ruajtjes fizike të Kryeministrit, i cili kontrollon me anë të një detektori të makinat e të gjithë të ftuerve në darkë.

Videoja është derguar në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka publikuar në rrjetet sociale, përkrah së cilës shkruan: “Kontroll i rreptë me detektor për narkosët e ftuar që iu bashkuan darkës super luksoze!”.

Statusi i plotë:

Krye krye kreu i meduzes ne tmerr dhe panik!

Ai darkoi mbreme me sojin e narkosve te tij tek jlientela, Luca City Labinot.

Kontrolli i rrepte me dedektor per narkoset e ftuar qe iu bashkuan darkes super luksoze!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr Gezuar diten e veres. Ky esht tmerri qe ka zene Edvinin.Tek video jane ministrat dhe deputetet qe kontrollohen duke hyre ne darke te Edvinit qe shtrohet tek don lluca ne labinot !