AKTUALITET, 14 Mars 2019, 13:41

Tupja për Ramën: Diktatorët kanë frikë nga teatri

Tupja për Ramën: Diktatorët kanë frikë nga teatri

“Gjithë diktatorët kanë frikë nga teatri, kur ai nuk u shërben interesave të tyre,” -kështu u shpreh profesori dhe publicisti Edmond Tupja ndërsa i drejtohej kryeministrit Edi Rama, në tryezën e organizuar nga kryedemokrati Basha në bashkëpunim me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit.

“Qeveria aktuale, nën personin e kryeministrit ka frikë nga teatri. Gjithë diktatorët kanë frikë nga teatri, kur ai nuk u shërben interesave të tyre.

Sepse në teatër që në kohën e Aristotelit në teatër bëjmë katarsis. Spektatori bën katarsisin, pra zhvishet për të bërë katarsisin sepse nuk mund të shkosh i blinduar dhe të zhvishesh do të thotë ta shikosh veten lakuriq.

Të shohësh veten lakuriq në kuptimin e figurshëm do të thotë të kuptosh sa vlen. Dhe kur ti e kupton që nuk vlen ti e urren vetveten. Kjo është për z. Rama" tha Tupja.