AKTUALITET, 14 Mars 2019, 13:34

LAJM I FUNDIT/ Operacioni i madh në Shkodër, kapet një nga të kërkuarit. Po arratisej drejt…

LAJM I FUNDIT/ Operacioni i madh në Shkodër, kapet një nga

Shkon në 12 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit të madh në Shkodër të koduar “MARANAJ”.Policia njofton se u kap dhe u ndalua në PKK Qafë Morinë, shtetasi I. S. 38 vjeç, banues në Shkodër.

“Ai po udhëtonte në drejtim të Kosovës në tentativë për t’u larguar jashtë vendit”- njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni i koduar “MARANAJ”Kapet dhe ndalohet një nga shtetasit e shpallur kërkim në kuadër të këtij operacioni.Në vijim te operacionit, nga shërbimet e policisë u kap dhe u ndalua në PKK Qafë Morinë, shtetasi I. S. 38 vjeç, banues në Shkodër, i cili po udhëtonte në drejtim të Kosovës në tentativë për t’u larguar jashtë vendit.Operacioni po vijon për kapjen edhe të katër shtetasve të tjerë.

Operacioni dhe te arrestuaritGjatë hetimit proaktiv janë krijuar dyshime të arsyeshme si dhe janë gjetur e sekuestruar prova materiale që hedhin dritë mbi aktivitetin e tyre kriminal.Në vazhdim të hetimit me vendim të Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër u dhanë 19 masa sigurie, nga të cilët;

16 masa arrest me burg; 2 masa “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi Publik” ; 1 masë sigurimi “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, si dhe 22 masa të tjera për kontrolle banesash e ambientesh.

Të arrestuar janë shtetasit:

1. B. A. 61 vjeç nga Shkodra

2. E. M., 33 vjeç nga Shkodra

3.A.B. 22 vjeç, nga Shkodra;

4. A.D. 39 vjeç nga Shkodra

5. M.B. 31 vjeç nga Shkodra

6.V.N, 37 vjeç lindur në Podgoricë dhe banues në Shkodër;

7. E.F., 38 vjeç nga Shkodra

8. E.Q., 41 vjeç, nga Shkodra

9. P.V., 54 vjeç nga Shkodra;

10. L.S., 48 vjeç nga Shkodra;11. N.A. 52 vjeç lindur në Pukë dhe banues në Tiranë;

U shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e 5 shtetasve të tjerë.U ekzekutua gjithashtu edhe masat e sigurisë:

Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi Publik” dhe ”Detyrim Paraqitje” për tre shtetas:1. V.H., nga Shkodra;2. A.S., nga Shkodra3. E.L., nga Shkodra.